Aktualitet

Marshimi i të rinjve në Tiranë, kosha të djegur e semaforë të shkatërruar!

Vijon marshimi i studentëve dhe nxënësve në kryeqytet që kanë bojkotuar mësimin për të vijuar protestën kundër qeverisë, sot në ditën e 3-të. Me thirrje për dorëheqje të kryeministrit Rama dhe pasi përshkuan rrugë të ndryshme të Tiranës, po i drejtohen Ministrisë së Arsimit ku bie në sy prani e lartë policore.

Rreth orës 10:30, efektivët hodhën gaz lotsjellës për të mos lejuar akte dhune.

Gjatë rrugëtimit, nuk munguan tensionet.

Me protestues në Tiranë, po solidarizohen studentë që kanë bojkotuar auditoret në Durrës, Shkodër, Korçë dhe Elbasan.