Përshkallëzohet situata edhe në Korçë, protestuesit thyejnë xhamat e Drejtorisë Arsimore
15/10/2026 10:41
Situata e protestave është përshkallëzuar edhe në Korçë, ku protestuesit kanë thyer xhamat e Drejtorisë Arsimore.
Ngjarja vjen në një kohë kur protesta dhe bojkotimi i mësimit janë përhapur në disa qytete të vendit, ndërsa tensionet janë shtuar edhe në Tiranë, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe Policisë.
Priten detaje të mëtejshme mbi rrethanat e incidentit dhe nëse do të ketë ndërhyrje nga autoritetet për situatën e krijuar në qytet.
Top Channel