Teksa vendi është ngritur në protestë, duke i paraprirë gjithë situatës që po ndodh në kryeqytet, edhe gjimnazistët e Elbasanit kanë bojkotuar mësimin duke iu bashkuar kauzës së bashkëmoshatarëve të tyrë në kryeqytet.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Syri, shihen forca të shumta policore të cilët nuk kursejnë arrestimet e dhunshme të gjimnazistëve, madje disa prej tyre minorenë, duke i shoqëruar dhe goditur dhunshëm.
Nga pamjet dëgjohen thirrjet që t’i lëshojnë të rinjtë, pasi ato janë minorenë.
‘Është minoren more zotër, është vetëm 15 vjeç, ku po e çoni se është minoren’, dëgjohet një prej protestuesve e cila u drejtohet efektivëve që e kanë kapur adoleshentin thua të jetë një kriminel ordiner dhe e tërheqin zvarrë drejt makinës së policisë.
‘Për çfarë i shoqëroni, ku i keni mjetet e identifikimit’, shprehet një prej gjimnazistëve teksa filmon policët civilë që kanë arrestuar bashkëmoshatarin e tij.
© SYRI.net