Përplasjet në protestë/ Policia hedh gaz lotsjellës drejt protestuesve, i largon nga Ministria e Arsimit, bëhet gati edhe autoboti
15/10/2026 10:49
Përshkallëzohen tensionet në protestën studentore në kryeqytet. Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, duke i larguar nga ambientet pranë Ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë, në zonë po bëhet gati edhe autoboti me ujë, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.
Përplasjet vijnë në ditën e tretë të protestës studentore, e cila është shoqëruar me incidente edhe në qytete të tjera të vendit.
Priten zhvillime të mëtejshme në lidhje me situatën dhe ndërhyrjen e forcave të rendit.
Top Channel