‘E humbëm në fund, në goditjen e këndit ishim me të vërtetë pasivë. Humbëm një ndeshje të cilën e kryesuam’-kështu e komenton Gian Piero Gasperini disfatën e Romës kundër Realit të Madridit në ndeshjen e javës së dytë të Ligës së Kampioneve, një sfidë ku verdhekuqtë e kryesuan 3-1 deri në minutat e fundit.

Më pas trajneri i Romës iu kundërpërgjigj kolegut të tij Jose Mourinho, i cili tha se pas rezultatit 3-1 Roma ishte një skuadër e vdekur.

‘Nëse kishte ndonjë ekipë që dukej sikur nuk po ia dilte dot më ishte Reali-tha Gasperini-i dominuam totalisht, është për të ardhur keq që nuk shënuam të tjerë dhe pësuam gol nga goditje këndi, por vlejnë edhe gola të tillë’.

Për Gasperinin, problemi është edhe te personaliteti.

‘Në situata të tilla avantazhi, jemi të brishtë-tha trajneri i verdhekuqve-edhe vitin e kaluar na ndodhte ndonjëherë. Patëm pak personalitet dhe nuk e kuptuam që ishte momenti kyç i ndeshjes’.

Në fund Gasperini foli për gjendjen e Kone dhe Dybala që u zëvendësuan për shkak dëmtimi.

‘Manu pati një tërheqje muskulare në kofshë, Paulo një shqetësim muskular, të shohim’-tha Gasperini që theksoi se në këtë moment Roma ka tjetër objektiv.

‘Duhet të shohim gjërat e mira që kemi bërë për 80 minuta, ishim superiorë ndaj Realit në gjithçka-përfundoi trajneri i Romës

Top Channel