Vala e protestave përfshin edhe Vlorën, studentët e Shkencave Humane marshojnë në bulevard

15 Tetor 2026 | 10:52

Edhe në Vlorë ka nisur reagimi i studentëve në shenjë solidarizimi me studentët e Tiranës. Një grup studentësh kanë dalë nga Fakulteti i Shkencave Humane dhe po marshojnë përgjatë bulevardit të Vlorës.

Ata po protestojnë përgjatë gjithë rrugës, duke bërë thirrje të ndryshme, si “Bashkohuni me ne”, në përpjekje për t’u bashkuar edhe studentët e tjerë të qytetit.

Marshimi deri më tani është paqësor, ndërsa studentët pritet të vijojnë drejt Rektoratit Qendror të Universitetit të Vlorës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërhyn policia, hedh gaz lotsjellës për të shmangur grumbullimin e protestuesve para Ministrisë së Arsimit

Ndërhyn policia, hedh gaz lotsjellës për të shmangur grumbullimin e protestuesve para Ministrisë së Arsimit Lajm në përditësim…
10:48 | 15/10/2026

Tensione në Korçë, të rinjtë thyejnë xhamat e Drejtorisë Arsimore (VIDEO)

Përshkallëzohet situate në qytetin e Korçës. Të rinjtë që po protestojnë kanë nisur të shkulin sinjalistikën rrugore teksa bëhet me dije se kanë hedhur sende...
10:40 | 15/10/2026

Tensione para Ministrisë së Arsimit, hidhet gaz lotsjellës, shpërndahen studentët

Gaz lotsjellës është hedhur në Rrugën e Durrësit pranë Ministrisë së Arsimit, aty ku situata mes studentëve dhe policisë është përshkallëzuar. Sipas pamjeve, pas hedhjes...
10:32 | 15/10/2026