Nisin riparimet e bizneseve të dëmtuara në Tiranë pas protestës, punohet për rikthimin në normalitet

15/10/2026 11:01

Kanë nisur riparimet në bizneset e dëmtuara në kryeqytet gjatë protestës së një nate më parë, e cila u shoqërua me tensione, përplasje dhe akte vandalizmi në disa zona të Tiranës.

Punëtorët e bizneseve kanë nisur punën për zëvendësimin e xhamave të thyer dhe riparimin e dëmeve materiale, në përpjekje për të rikthyer sa më shpejt ambientet në gjendjen e mëparshme.

Ndërkohë, edhe këtë të enjte ka pasur tensione mes protestuesve dhe policisë.

Top Channel