Lajmi i fundit

Dita e 3-të e protestës, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës në mbarë Shqipërinë

Kosha të rrëzuar e mbeturina në rrugë/ Gjimnazistët e Durrësit bojkotojnë mësimin: Rama jepe dorëheqjen

11:01, 15/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Njëjtë si bashkëmoshatarët e tyre në Korçë, Vlorë dhe Elbasan, edhe në Durrës gjimnazistët kanë dalë në protestë, duke bojkotuar mësimin këtë të enjte.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Syri, kosha të rrëzuara përgjatë rrugës dhe mbeturina janë ato që kanë lënë pas gjimnazistët në shenjë zemërimi ndaj kësaj qeverie, e cila me arrogancë nuk dëgjon kërkesat e studentëve dhe qytetarëvë.

Gjimnazistët e Durrësit të shoqëruar edhe nga prindër e studentë të Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ kanë zbarkuar në sheshin qëndror përballë Bashkisë duke gjuajtur drejt saj sende dhe me thirrjet: ‘Rama jepe dorëheqjen’.

Protestat studentore dhe gjimnazistëve pikënisjen e kanë patur fillimisht para dy ditësh në Tiranë përballë Ministrisë së Arsimit e më pas janë shtrirë edhe në qyetete të tjera të vendit, duke u pasur edhe me skena dhunë e arrestime të përgjakshme nga ana e Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco