Dita e tretë e protestës, kordoni policor bllokon lëvizjet te Ministria e Arsimit. Disa efektivë kapin të riun
Këtë të enjte, në ditën e tretë të protestave studentore, Policia e Shtetit duket më e mobilizuar sesa në dy ditët e para. Menjëherë është vendosur një kordon policor pranë Ministrisë së Arsimit, ku nuk lejohet asnjë lëvizje. Siç shihet edhe në këtë video të gazetarit të “Koha Jonë”, Daniel Muçaku, efektivët blu po ndalojnë studentët, madje duke e rrethuar atë. Prania e shtuar e forcave të policisë vihet re në të gjithë zonën përreth ministrisë, ndërsa efektivët qëndrojnë të pozicionuar përballë studentëve. Situata para Ministrisë së Arsimit vjen në ditën e tretë të protestës studentore, ku vëmendja është përqendruar te zhvillimet në terren dhe veprimet e forcave të rendit.

