Del Piero zgjedh finalen ideale të Champions League për këtë sezon
Alessandro Del Piero e sheh përballjen mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës si finalen ideale të Champions League. Ish-ylli i futbollit italian vlerësoi nivelin e të dyja skuadrave, duke veçuar fuqinë e tyre sulmuese dhe cilësinë që zotërojnë në mesfushë.
Duke analizuar ndeshjet e Champions League për Sky Sport Italia, Del Piero e cilësoi Paris Saint-Germainin si një pikë referimi për skuadrat e tjera në Evropë.
“PSG-ja mbetet skuadra që duhet marrë si shembull, veçanërisht duke pasur parasysh se ka fituar dy edicionet e fundit të Champions League”, u shpreh ish-futbollisti italian.
Del Piero theksoi se një finale mes kampionëve francezë dhe Barcelonës do të ishte një spektakël i vërtetë, duke marrë parasysh futbollin që të dyja skuadrat po zhvillojnë.
“Përballja me Barcelonën do të ishte finalja perfekte, duke parë mënyrën se si po luajnë të dyja skuadrat. Ato kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të shënuar gola, ndërsa mesfusha dhe sulmi janë fantastikë”, deklaroi ai.
Barcelona dhe Paris Saint-Germain do të përballen të martën, më 20 tetor 2026, në stadiumin “Parc des Princes”, në kryeqytetin francez, në një nga sfidat më të shumëpritura të Champions League.
Vlerësimi i Del Pieros e shton interesin për këtë duel, ku dy skuadrat pritet të kërkojnë të imponojnë stilin e tyre ofensiv dhe të konfirmojnë ambiciet në kompeticionin më prestigjioz evropian për klube.

