Kjo e enjte është dita e Europa League e cila do të zhvillojë ndeshjet e javës së dytë të saj. Vëmendja më e madhe do të jetë te dy skuadrat italiane Milan dhe Juventus që do t’i luajnë ndeshjet e tyre respektive në transfertë në Austri dhe Spanjë.

Milani do të luajë ndaj Salzburgut me Amorim që pritet të bëjë një lloj rotacioni për t’iu dhënë mundësinë të luajnë ata që janë aktivizuar më pak dhe për të bërë që të pushojnë ata që janë shfrytëzuar më shumë duke nisur nga Gonçalo Ramos me këtë të fundit që do t’i lërë hapësirë Camardas edhe pse Amorim luajti rolin e misteriozit në konferencë për shtyp. Camarda do të ketë detyrën që të mbajë peshën e manovrës sulmuese të kuqezinjve me ndihmën e Hutchinson, Loftus Cheek dhe Cisse. E reja kryesore për kuqezinjtë është në mbrojtje ku si titullar mund të luajë Fikayo Tomori që është gati të debutojë në vend të Gila. Do të jetë e vështirë të ketë ndryshime të tjera në mbrojtje duke parë edhe dëmtimin e Gabbias. Në mesfushë do të ketë hapësirë për Jasharin përkrah Rabiot.

FORMACIONET E MUNDSHME

Salzburg (4-2-3-1): Zawieschitzky; Drexler, Boma, Zabransky, Schmid; Barry, Mazurek; Baidoo, Kitano, Vertesse; Tabakovic. 

Milan (3-4-2-1): Maignan; Tomori, De Winter Pavlovic; Hutchinson, Jashari, Rabiot, Bartesaghi; Loftus-Cheek, Cisse; Camarda. 

Përsa i përket Juventusit, Zonja e Vjetër do të luajë në Spanjë ndaj Celta Vigos për të marrë 3 pikët e kësaj sfide. Trajneri Luciano Spalletti në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, la të kuptohet se Gatti dhe Woltemade pritet të jenë titullarë. ‘Gatti meriton të luajë dhe një futbollist si Woltemade do të aktivizohet’-ishin fjalët e trajnerit të Juventusit

Kështu, sulmuesi gjerman do të mbështetet në repartin ofensiv nga Conceiçao dhe Alajbegovicm ndërsa Kolo Muani do të nisë ndeshjen nga stoli. Douglas Luiz do të pushojë ndërsa Koopmeiners do të kete shansin të marrë frerët e organizimit të lojës

FORMACIONET E MUNDSHME

Celta Vigo (4-3-3): Radu; Caceres, Lago, M. Alonso Rueda; Febas, Moriba Galan; Aspas, Jutglà. Alvarez. 

Juventus (3-4-2-1): Vicario; Kalulu, Gatti, Kelly; McKennie, Koopmeiners, Sarr, Cambiaso; Conceiçao, Alajbegovic; Woltemade. 

Top Channel