Vendi
Paralizohet transporti urban në Tiranë nga protestat, rreth 30 autobusë të dëmtuar

Transporti urban në Tiranë është “paralizuar” për shkak të protestës. Autobusët e kanë të pamundur të qarkullojnë dhe të ofrojnë shërbim.
Një pjesë e linjave i kanë kthyer autobusët në park (Yzberisht-Astir), duke pezulluar punën për sot.
Reklamë
Operatorët thonë se vendimi vjen jo vetëm për shkak të rrugëve të bllokuara, por edhe për shkak të sulmeve ndaj autobusëve.
Gjatë 2 ditëve protestë, nga një bilanc paraprak ka rreth 30 autobusë të dëmtuar, 10 prej tyre me xhama të thyer.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




