Të rinjtë në shumë qytete të vendit kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë për kushte më të mira dhe një jetesë më dinjitoze në Shqipëri.
Në Shkodër, shumë të rinj janë tubuar përpara selisë së PS-së, ndërkohë që nuk kanë munguar thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”.
Me flamurin kuqezi, të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Në Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë të rinjtë janë tubuar këtë të enjte.














