Përshkallëzohet protesta e studentëve në Durrës, përplasje të forta fizike mes studentëve dhe policisë (VIDEO)

15 Tetor 2026 | 12:53

Protesta e studentëve në Durrës ka eskaluar në përplasje fizike. Nga pamjet duket një efektiv policie duke goditur me shkop gome një të ri.

Menjëherë pas kësaj, një grup i madh studentësh kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë të riut, i cili po goditej nga policia. Më pas, situata është përshkallëzuar në përplasje mes një grupi efektivësh policie dhe studentëve.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë protestës janë djegur kosha mbeturinash, ndërsa protestuesit kanë thyer derën e Prefekturës dhe kanë hyrë brenda godinës.

Dëme raportohet edhe në ambientet e jashtme të Bashkisë së Durrësit, ku janë djegur pemë.

Zhvillimet në Durrës vijnë në ditën e tretë të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve, të cilëve u janë bashkuar të rinj në disa qytete të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një ndërtesë pranë Ministrisë së Arsimit

Tensionet para Ministrisë së Arsimit po vijojnë teksa protestuesit po tentojnë të grumbullohen. Policia menjëherë ka reaguar duke i shpërndarë ata me ujë. Ndërkohë raportohet...
12:52 | 15/10/2026

Rikthehen gjimnazistët dhe studentët te Ministria e Arsimit, hedhin gurë! Policia kundërpërgjigjet me ujë

Gjimnazistët dhe studentët janë rikthyer para Ministrisë së Arsimit. Menjëherë ata kanë nisur me hedhjen e gurëve ndaj policisë. Nga ana tjetër, policia është kundërpërgjigjur...
12:39 | 15/10/2026

Tensione në Shkodër, policia shoqëron protestuesit

Tensione mes policisë dhe protestuesve në Shkodër. Mësohet se policia ka nisur shoqërimin e protestuesve. Protestuesit kanë kundërshtuar shoqërimin dhe kanë tentuar të largohen nga...
12:31 | 15/10/2026