Aktualitet Politikë

Berisha për protestën: Në këtë situatë, Rama e ka të humbur çdo betejë!

Nga selia blu, Sali Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me protestën. Kryetari demokrat tha se në një situatë të tillë, Edi Rama e ka të humbur çdo betejë.

E pa mbrëmë se kush ishin luanët e sheshbetejës. E pa! Mos të përdorë policinë si mish për top.

U bëj thirrje anëtarëve të Policisë së Shtetit që nuk janë të përlyer me drogë dhe krim, të japin dorëheqjen! Në të gjitha qytetet e mëdha të vendit janë protestat studentore.

U bëj thirrje qytetarëve dhe bizneseve t’i mbështesin ato fuqishëm. I bëj thirrje policisë në ato qarqe, të mos guxojë të prekë studentët. Forca e tyre është e jashtëzakonshme pastaj.