Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Thyerja dhe djegia e filialeve në Tiranë gjatë protestës, reagon Shoqata e Bankave: Dënojmë dhunën dhe dëmtimet ndaj degëve!

    Protestuesit tentojnë të përshkallëzojnë sulmin, Policia i shpërndan me gaz lotsjellës dhe ujë

    Protestat e dhunshme, ndeshja Egnatia-Midtjylland zhvendoset në stadiumin “Elbasan Arena”

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Thyerja dhe djegia e filialeve në Tiranë gjatë protestës, reagon Shoqata e Bankave: Dënojmë dhunën dhe dëmtimet ndaj degëve!
    Aktualitet

    Thyerja dhe djegia e filialeve në Tiranë gjatë protestës, reagon Shoqata e Bankave: Dënojmë dhunën dhe dëmtimet ndaj degëve!

    October 15, 2026
    Thyerja dhe djegia e filialeve në Tiranë gjatë protestës, reagon Shoqata e Bankave: Dënojmë dhunën dhe dëmtimet ndaj degëve!

    Shoqata Shqiptare e Bankave ka reaguar pas akteve të dhunës dhe dëmtimeve të raportuara ndaj degëve bankare gjatë protestave në Tiranë.

    Në një deklaratë për mediat, AAB dënon dëmtimin e pronës private dhe thekson se këto incidente rrezikojnë sigurinë e punonjësve dhe klientëve, ndërsa u bën thirrje protestuesve të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore dhe në respekt të ligjit.

    Shoqata Shqiptare e Bankave dënon aktet e dhunës dhe dëmtimet ndaj degëve bankare

    Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në Tiranë dhe thekson se e drejta për t’u mbledhur, për të protestuar dhe për të shprehur lirisht qëndrimet është një e drejtë themelore që duhet respektuar.

    Ushtrimi i kësaj të drejte duhet të jetë paqësor dhe në respekt të ligjit. Aktet e dhunës dhe dëmtimet ndaj degëve bankare dhe objekteve financiare janë të papranueshme dhe krijojnë shqetësime për sigurinë e punonjësve e të klientëve, si dhe për vijimësinë normale të shërbimeve bankare.

    AAB u bën thirrje pjesëmarrësve në protesta të shmangin çdo veprim të dhunshëm. Institucionet përgjegjëse të marrin masat e nevojshme për parandalimin e incidenteve të tilla dhe garantimin e sigurisë publike.

    Mbrojtja e punonjësve dhe klientëve, respektimi i pronës private dhe garantimi i vijimësisë së shërbimeve bankare janë thelbësore në çdo rrethanë. Sektori bankar siguron klientët se marrëdhënia e tyre me bankën mbetet e pacenuar dhe e sigurt, pavarësisht ngjarjeve të ndodhura.

    AAB mbështet të drejtën për protestë paqësore dhe shprehjen e lirë të kërkesave qytetare, në respekt të ligjit, sigurisë së qytetarëve dhe pronës publike e private.

    aktualitet dëme materiale dëmtime të bankave dhunë gjatë protestës filiale bankare lajme nga Tirana lajme Shqipëri policia e shtetit Protesta në Tiranë protestat në Shqipëri reagimi i Shoqatës së Bankave rendi publik Shoqata e Bankave siguria e bankave thyerje dhe djegie vandalizëm
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Thyerja dhe djegia e filialeve në Tiranë gjatë protestës, reagon Shoqata e Bankave: Dënojmë dhunën dhe dëmtimet ndaj degëve!

    October 15, 2026

    Protestuesit tentojnë të përshkallëzojnë sulmin, Policia i shpërndan me gaz lotsjellës dhe ujë

    October 15, 2026

    Protestat e dhunshme, ndeshja Egnatia-Midtjylland zhvendoset në stadiumin “Elbasan Arena”

    October 15, 2026

    Protesta e dhunshme në Tiranë, opozita nuk tërhiqet: PD mbështet dhe është në krah të studentëve!

    October 15, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.