Lajmi i fundit

LIVE- Protestuesit rrethojnë PS-në dhe Bankën e Shqipërisë. Mësohet se kanë thyer xhamat

Del jashtë kontrollit situata në Durrës/ Protestuesit thyejnë Prefekturën, përplasje me policinë

13:19, 15/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka dalë jashtë kontrollit situata me protestuesit në Durrës, teksa të rinjtë kanë thyer prefekturën, ndërsa ndërhyrja brutale e policisë ndaj tyre nuk ka munguar.

Nga raportimet në terren, protestuesit, kryesisht gjimnazistë nuk kanë kursyer gurët ndaj efektivëvë, pasi këta të fundit kanë ushtruar dhunë ndaj tyre gjatë arrestimeve të të rinjve.

Pavarëisht kordonit policor dhe gazit lotsjellës, protestuesit nuk janë duke këmbëngulur me protestën e tyre, ndërsa tanimë këta të fundit kanë bërë të mundur çarjen e kordonit.

Sakaq më herët një situatë e paprecedentë dhe tejert e rëndë ka ndodhur në Elbasan, aty ku gjimnazistët po protestojnë, njëjtë sikurse bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë e qytete të tjera të vendit.

Në videon e siguruar nga Syri, shihen qartë efektivë civilë, të cilët me armë në brez bëjnë arrestime të dhunshme të të miturve në sy të eprorëve të Policsë së Elbasanit.

Pamjet tregojnë disa civilë dhe efektivë me uniformë teksa marrin adoleshentin zvarrë, pavarësisht thirrjeve të këtij të fundit se është vetëm 15 vjeç.

Protestat po zhvillohen thuajse në qytetet kryesore të vendit, me skena të dhunshme dhe arrestime brutale nga ana e policisë, e cila nuk ka kursyer shkopinjtë e gomës ndaj gjimnazistëve, madje dhe të miturve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco