Kasami: Takimi me kryeministrin për zëvendësministrat pritet javën e ardhshme

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, njoftoi se gjatë javës së ardhshme pritet të zhvillojë një takim të radhës me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Të lidhura

None found

Sipas tij, në bisedë do të trajtohen plotësimi dhe zëvendësimi i zëvendësministrave, si edhe emërimet për drejtorë e zëvendësdrejtorë në institucionet ku nevojiten plotësime apo ndryshime.

Kasami tha se takimi do të zhvillohet me Mickoskin, i cili është edhe kryetar i VMRO-së dhe partner koalicioni, për të diskutuar këto çështje. “Besoj që brenda javës tjetër do të jetë takimi i radhës me kryeministrin dhe njëherësh kryetarin e VMRO-së si partner të koalicionit, ku do të bashkëbisedojmë për këto tema, pra edhe për zëvendësministrat dhe plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave, por njëherësh edhe për çështjet e tjera, më konkretisht për drejtorët dhe zëvendësdrejtorët, aty ku duhet plotësuar dhe aty ku duhet të bëhet zëvendësimi i tyre”, tha ai.


Shtuar më 15.10.2026 14:01