Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Eglent Bici/ Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar!

    Protesta në Durrës, gjimnazistët shkatërrojnë koshat e mbeturinave dhe sinjalistikën rrugore!

    Dhuna në protestë, reagon ministrja Kumbaro: Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta! Duan destabilizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Eglent Bici/ Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar!
    Lajmet e fundit

    Eglent Bici/ Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar!

    October 15, 2026
    Eglent Bici/ Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar!

    Mbrëmë gjithë natën dhe sot mes dëmeve, thyerjes, shkatërrimit dhe vjedhjes në zyrën tonë më rri në mendje një pyetje:

    Po sikur të kisha qenë brenda?

    Po sikur në ato momente të kishte qenë aty një nga kolegët e mi? Po sikur të kishim qenë ende duke punuar, siç na ndodh shpesh deri vonë?

    Çfarë do të kishte ndodhur? Çfarë do të më kishit bërë nëse do t’ju kisha dalë përpara dhe do t’ju kisha thënë: “Ndal! Kjo është prona ime. Kjo është puna ime. Nuk keni të drejtë ta prekni!”?

    Nuk e di përgjigjen. Dhe pikërisht kjo më trondit më shumë se dëmet materiale.

    Ju keni hyrë brenda, deri në katin e dytë. Keni dëmtuar kompjutera, keni shpërndarë dokumente, keni thyer dhe keni hedhur sende përtokë, keni marrë edhe vulën. Pse?

    Çfarë ju kishte bërë ajo zyrë? Çfarë ju kishim bërë ne?!

    Për mua, biznesi është shtëpi. Në disa kuptime, ta prekësh është edhe më rëndë: sepse nga puna aty mbahet shtëpia. Aty sigurojmë të ardhurat, mbajmë familjet, ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë.

    Ne kalojmë aty më shumë se gjysmën e kohës sonë aktive. Aty kemi gëzimet, shqetësimet, lodhjen, shpresat. Aty ka ditë të bukura dhe net pa gjumë. Ka vite pune që nuk duken kur sheh vetëm një tavolinë, një kompjuter apo një tabelë me emrin MEI Realty.

    Ju shihni sende për të thyer dhe shkatërruar; Unë shoh vite të tëra të jetës sime. Shoh mundin e kolegëve të mi. Shoh përgjegjësinë që kemi ndaj familjeve tona.

    Për mua, kjo është e shenjtë.

    Prandaj sot jam i zemëruar. Jam i lënduar. Ndjehem i vrarë në dinjitet. Dhe refuzoj ta kaloj këtë me një ngritje supesh: “Kështu ndodh në protesta.”

    Jo! Nuk duhet të ndodhë. Dhe nuk duhet të mësohemi me të! Refuzoj ta pranoj.

    Të protestosh është e drejtë dhe mbështes protestën dhe studentët. Por asnjë kauzë nuk të jep të drejtën të hysh në pronën time, të shkatërrosh punën time dhe të rrezikosh njerëzit që mund të ndodhen brenda.

    Nuk i fus të gjithë protestuesit në një thes. Por ata që hynë dhe shkatërruan zyrën time u sollën si huliganë. Dhe emri i asnjë proteste nuk ua fshin përgjegjësinë.

    Edhe kazanët, semaforët dhe rrugët janë të komunitetit tonë. I paguajmë ne. I përdorim ne. Shkatërrimi i tyre godet jetën tonë të përditshme.

    Kërkoj që autorët të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi. Nëse pas tyre ka njerëz që i kanë paguar, nxitur apo organizuar, të hetohen edhe ata. Deri në fund.

    Por sot, mbi të gjitha, dua t’u flas si njeri atyre që e bënë këtë:

    Si do të ndiheshit nëse dikush do t’ju hynte në shtëpi dhe do t’ju hidhte gjithçka përtokë? Nëse do të shkelte me këmbë punën e prindërve tuaj? Nëse brenda do të ishte njeriu juaj i dashur?

    Kështu ndihem unë sot.

    JU NUK MË PËRFAQËSONI. Dhuna juaj nuk ka mbështetjen time. Dhe heshtjen time nuk do ta keni edhe nëse vini përsëri dhe e shkatërroni zyrën fare.

    Zyrën do ta rregullojmë. Do të ngrihemi nesër dhe do të punojmë përsëri. Por askush të mos e ngatërrojë forcën tonë për të vazhduar me pranimin e asaj që na bëtë.

    PRONA IME, PUNA IME DHE SIGURIA E NJERËZVE TË MI NUK JANË SHESH PËR DHUNËN E ASKUJT.

    aktualitet cenimi i banesës deklarata e Eglent Bicit dëme materiale dëmtim i biznesit denoncim publik dhunë fizike dhunë ndaj biznesit dhunë ndaj pronës private Eglent Bici incidente gjatë protestës kronikë lajme nga Shqipëria lajme të fundit pronarë biznesesh Protesta në Tiranë siguria e qytetarëve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Eglent Bici/ Më keni hyrë në biznes. Më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar!

    October 15, 2026

    Protesta në Durrës, gjimnazistët shkatërrojnë koshat e mbeturinave dhe sinjalistikën rrugore!

    October 15, 2026

    Dhuna në protestë, reagon ministrja Kumbaro: Të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta! Duan destabilizim

    October 15, 2026

    Protestat e dhunshme në kryeqytet, edhe Kalaja e Tiranës mbyll dyert

    October 15, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.