Policia apel prindërve pas protestave: Mos lejoni që fëmijët të gjenden mes përplasjeve

15 Tetor 2026 | 14:25

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje prindërve të tregojnë kujdes për fëmijët e tyre, pas pjesëmarrjes së një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit.

Në një deklaratë për mediat, policia shprehet se në disa raste të miturit janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar ndaj sendeve të forta, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës.

Uniformat blu u bëjnë thirrje prindërve të interesohen për vendndodhjen e fëmijëve, veçanërisht në rastet kur ata mungojnë në shkollë, duke theksuar se siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët.

Policia shpreh gjithashtu shqetësimin për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve, për qëllime të caktuara. Sipas saj, çdo rast i dyshuar i nxitjes apo shfrytëzimit të fëmijëve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t’u referohet institucioneve kompetente.

“Fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Policia thekson se respekton të drejtën për protestë paqësore, por paralajmëron se do të marrë masat e nevojshme dhe proporcionale për të garantuar sigurinë publike.

Në fund, u bën thirrje protestuesve të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, si dhe të ndalojnë aktet e dhunës ndaj punonjësve të policisë, institucioneve dhe pronës publike e private.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shoqërime masive të studentëve gjatë protestës në Korçë, të rinjtë kundërshtojnë policinë (VIDEO)

Vijojnë shoqërimet masive të të rinjve gjatë protestës studentore në Korçë. Sipas pamjeve, ka përplasje mes policisë dhe protestuesve, të cilët kundërshtojnë shoqërimin e tyre....
14:13 | 15/10/2026

Bizneset marrin masa për shkak të protestave, shihen duke u vënë qepena dyqaneve (VIDEO)

Vijon përshkallëzimi i protestës së studentëve në kryeqytet. Në zonën e Ish-Bllokut, biznese private kanë filluar të marrin masa mbrojtëse, duke vendosur qepena dhe duke...
14:09 | 15/10/2026

Protesta përfshin Kukësin, të rinjtë mblidhen para Bashkisë në shenjë solidariteti me Tiranën

Edhe në qytetin e Kukësit po zhvillohet protesta në kuadër të thirrjes për bojkotimin e mësimit dhe në shenjë solidariteti me protestuesit në Tiranë. Pas...
13:49 | 15/10/2026