Edhe në Korçë situata ka agravuar së tepërmi, teksa gjimnazistët dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare janë mobilizuar për të kërkuar lirimin e bashkëmoshatarëve të tyre në qytetin juglindor pas arrestimeve të dhunshme të policisë.
Këta të fundit nuk kanë kursyer të miturit për t’i prangosur, ndërsa gjimnazistët dhe adoleshentët kanë bërë rezistencë duke shkulur tabela, reklamat në rrugë, sikurse dhe djegien e stolave përballë teatrit ‘Andon Zako Çajupi’.
Korrespondetja e Syri ka bërë me dije, se prindërit e fëmijëve të arrestuar nuk janë njoftuar mbi procedurat që janë ndjekur nga Policia, çka e bën akoma dhe më të rëndë situatën.
© SYRI.net