E rëndë duket situata në Shkodër, teksa dhjetëra efektivë policie janë mobilizuar për të arrestuar një protestues të vetë.
Nga pamjet e siguruara nga korrespondenti i Syri në Shkodër, shihet qartë ‘batalioni’ i efektivëve teksa arrestojnë të riun, i cili përpiqet të bëjë rezistencë përballë brutalitetit policor.
Pas arrestimit, të riun e kanë futur me dhunë brenda ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ndërsa situata sa vjen e tensionohet jo vetëm në Shkodër por edhe në qytete të tjera të vendit.
© SYRI.net