Dhoma e Tregtisë në Tiranë: Bizneset nuk duhet të bëhen shënjestër e tensioneve politike
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka reaguar për aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private gjatë protestave në kryeqytet, duke dënuar sulmet ndaj institucioneve, bankave, qendrave tregtare dhe objekteve të biznesit.
Në reagimin e saj, Dhoma thekson se protesta paqësore është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike, por nënvizon se asnjë pakënaqësi apo përplasje politike nuk mund të justifikojë dhunën, zjarrvënien dhe vandalizmin.
“Bizneset, punonjësit dhe pronat e tyre nuk mund të bëhen shënjestër e tensioneve politike”, thuhet në reagim, ku theksohet se pas çdo sipërmarrjeje qëndrojnë investime, vende pune dhe familje që sigurojnë të ardhurat prej saj.
Sipas Dhomës së Tregtisë, dëmtimi i bizneseve prek jo vetëm pronarët, por edhe punonjësit, klientët dhe ekonominë e qytetit, ndërsa shkatërrimi i pronës publike rëndon mbi të gjithë taksapaguesit.
Në përfundim, Dhoma i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse të marrin masa konkrete për parandalimin e akteve të dhunës, forcimin e sigurisë në zonat e rrezikuara dhe ndërhyrjen në kohë për mbrojtjen e jetës dhe pronës publike e private.
Përfundon pas 5 orësh protesta në Korçë mes tensioneve dhe përplasjeve, mbi 20 të rinj të shoqëruar
Protesta studentore në Durrës, 5 policë të plagosur dhe mbi 10 të shoqëruar
Policia apel prindërve pas protestave: Mos lejoni që fëmijët të gjenden mes përplasjeve
- 14:35 Përfundon pas 5 orësh protesta në Korçë mes tensioneve dhe përplasjeve, mbi 20 të rinj të shoqëruar
- 14:31 Protesta studentore në Durrës, 5 policë të plagosur dhe mbi 10 të shoqëruar
- 14:25 Policia apel prindërve pas protestave: Mos lejoni që fëmijët të gjenden mes përplasjeve
- 14:13 Shoqërime masive të studentëve gjatë protestës në Korçë, të rinjtë kundërshtojnë policinë (VIDEO)
- 14:09 Bizneset marrin masa për shkak të protestave, shihen duke u vënë qepena dyqaneve (VIDEO)
- 13:49 Protesta përfshin Kukësin, të rinjtë mblidhen para Bashkisë në shenjë solidariteti me Tiranën