Vijon përshkallëzimi i protestës së të rinjve në Tiranë.
Studentë dhe nxënës tashmë janë zhvendosur drejt zonës së ish-bllokut.
Policia nuk i ka lejuar të futen te zona e bllokut.
Pranë urës së Tajvanit ata kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të të rinjve të cilët kanë bërë disa hapa prapa.













