Policia ka tërhequr zvarrë një protestues në Shkodër dhe e ka dhunuar brutalisht.
Pas incidentit gjatë protestës, ku u dëmtua komandanti i forcave të rendit, Fasli Rama, situata është shoqëruar me ndërhyrje të dhunshme të policisë ndaj protestuesve.
Efektivët e policisë shihen teksa tërheqin protestuesit e ndaluar dhe i fusin me forcë në ambientet e komisariatit.












