Aktualitet

Protestuesit e maskuar sulme institucioneve dhe bizneseve private, kryepolici Hita njofton konferencë për mediat!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në orën 16:00 do të japë një konferencë për mediat, lidhur me situatën e krijuar pas protestave të dhunshme të 3 ditëve të fundit në Tiranë, ku persona të maskuar po sulmojnë e shkatërrojnë gjithçka që u del përpara.

Kryepolici Hita më herët vizitoi në Spitalin e Traumës në kryeqytet punonjësit e Policisë të dëmtuar si pasojë e sulmeve me gurë, sende të forta dhe bomba molotov nga protestuesit e maskuar.