‘Rama jepe dorëheqjen!’ Tashmë protesta është zhvendosur para kryeministrisë. Policia po hedh ujë në drejtim të protestuesve, ndërsa protestuesit hedhin gurë drejt godinës.
Nuk ka munguar as gazi lotsjellës për të shpërndarë turmën e cila në një moment zbrapset por më pas kthehen sërish edhe më shumë.
Ka dhe nga ata protestues të cilët sfidojnë. Ndërkohë forca të shumta policie janë në gadishmëri.
© SYRI.net