I riu përballë policisë me karrige: Nuk i trembem dhunës, jam këtu për Shqipërinë, le të më arrestojnë

15 Tetor 2026 | 16:05

Në formë simbolike për të qenë në vijën e parë të policisë ka qëndruar një i ri, i cili sipas raportimeve qëndron i pashqetësuar pavarësisht presionit të ujit nga ana e policisë.

I pyetur nga gazetari Ardit Hoxha se çfarë domethënie ka qëndrimi me karrige përpara efektivëve, i riu thotë se kjo është një mënyrë për ti treguar që nuk i trembet as dhunës, as policisë dhe këtë metodë ka zgjedhur pas disa ditëve protestë paqësisht.

“Nuk i kemi frikë, jemi këtu për Shqipërinë jo për Edi Ramën. Rama të tërhiqet sa më shpejt për të mirën e kombit, sepse është duke e shkatërruar vetë. Është e keqe që na e ka bërë për 35 vite. Jam nga Lapraka, kam 135 ditë që protestoj paqësisht dhe këto tre ditë në këtë formë. Unë kam mënyrën time tu dal përpara, nëse më arrestojnë, le të më arrestojnë. Nuk e kam frikë dhunën e atyre”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh, mbyllet protesta në Elbasan

Pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh, protesta e zhvilluar në Elbasan është mbyllur. Gjimnazistë të qytetit bojkotuan mësimin këtë të enjte dhe u mblodhën në...
15:41 | 15/10/2026

U godit me gur në kokë, Komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës në gjendje të rëndë

Komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës, Fasli Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore. Efektivi i policisë është dërguar me urgjencë drejt...
15:16 | 15/10/2026

Dhoma e Tregtisë në Tiranë: Bizneset nuk duhet të bëhen shënjestër e tensioneve politike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka reaguar për aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private gjatë protestave në kryeqytet, duke dënuar...
14:47 | 15/10/2026