Transporti publik në Tiranë është pezulluar gjatë ditës së sotme, pas tensioneve dhe protestave të dhunshme të regjistruara në vend.
Edhe pse drejtuesit e autobusëve u paraqitën në mëngjes për të vijuar shërbimin, qarkullimi nuk u zhvillua sipas parashikimeve, pasi një numër i konsiderueshëm autobusësh kanë mbetur të dëmtuar gjatë protestave.
Ndërkohë, autobusët e linjës së Kamzës kanë vijuar lëvizjen deri në zonën e Kthesës së Kamzës, pa përshkuar të gjithë itinerarin e zakonshëm.
Për sa i përket ditës së nesërme, transporti publik në kryeqytet pritet të rikthehet në funksion normal, duke u mundësuar qytetarëve të përdorin sërish linjat urbane sipas itinerareve të zakonshme.


