Situata është tensionuar pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë pranë Kryeministrisë.
Gjatë përplasjeve, policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Pas këtyre zhvillimeve, grupi i të rinjve u zhvendos drejt rrugës së Elbasanit, ku situata vijoi të mbetet e tensionuar.
Në këtë zonë, protestuesit i vunë flakën një kazani plehrash, duke shënuar një tjetër episod gjatë protestës.













