Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion nuk do të ndikojë në mbështetjen e opozitës për revoltën studentore.
Në deklaratën për mediat, Berisha u shpreh se, provokacionet ndaj Partisë Demokratike, përfshirë atë në Shkodër, nuk do të ndikojnë në mbështetjen e opozitës për protestën studentore.
Lideri demokrat, Sali Berisha, shprehu me bindje se protesta studentore do të triumfojë, duke e përmbyllur deklaratën e tij me mesazhin: ‘Studentët do fitojnë.’
Deklarata e Kryetarit të PD, Sali Berisha:
Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion i ulët, i llojit të atij që organizoi në Shkodër ndaj Partisë Demokratike, selisë së saj, nuk do mund të lëkundë kurrë, gjer në fitore.
Mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike për revoltën studentore.
© SYRI.net
Gurë, shkopinj gome dhe gaz ndaj të miturve/ Rama nxjerr Hitajn për të inkurajuar dhunën policore: Keni mbështetjen time për…
‘Mijëra studentë kërkojnë dorëheqjen e Ramës’/ Televizioni i njohur francez: Revolta u përhap në disa qytete
'Përgjegjësi i parë për këtë situatë është kryeministri'/ Eurodeputeti në Francë akuzon Ramën