Protestuesit e maskuar kanë vijuar lëvizjen në kryeqytet, duke shkaktuar dëme materiale në disa biznese.
Pas dëmtimit të një banke të nivelit të dytë përballë Ambasadës Amerikane, ata janë ndalur pranë dy kompanive telefonike, ku kanë dëmtuar ambientet e tyre.
Pas incidenteve, grupi është larguar nga zona dhe ka vijuar marshimin në rrugë të tjera të Tiranës.












