Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Begaj reagon për protestat: Zëri i të rinjve meriton të dëgjohet, dhuna nuk është zgjidhje

    Protesta në Tiranë, shkatërrohet një tjetër filial banke, aktivizohet alarmi i sigurisë

    Çekia shemb dy kullat gjigante 355 metra të larta, fundi i një simboli të transmetimeve radiofonike në Evropë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Begaj reagon për protestat: Zëri i të rinjve meriton të dëgjohet, dhuna nuk është zgjidhje
    Aktualitet

    Begaj reagon për protestat: Zëri i të rinjve meriton të dëgjohet, dhuna nuk është zgjidhje

    October 15, 2026

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për protestat dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë ditëve të fundit në Tiranë dhe në rrethe, duke u bërë thirrje aktorëve të përfshirë të zgjedhin dialogun dhe bashkëpunimin.

    Në një mesazh drejtuar qytetarëve, kreu i shtetit theksoi se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet, pasi ata përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit.

    Megjithatë, Begaj nënvizoi se dhuna nuk mund të jetë zgjidhje, pasi dëmton shoqërinë dhe cenon sigurinë publike.

    Presidenti u bëri thirrje të gjitha palëve për maturi, vetëpërmbajtje dhe shmangie të veprimeve që mund të cenojnë rendin kushtetues.

    Në përfundim, Begaj shprehu gatishmërinë për të vënë në dispozicion, në përputhje me rolin e tij kushtetues, hapësirën e nevojshme për dialog dhe mirëkuptim mes aktorëve të përfshirë.

    Mesazh i Presidentit të Republikës Bajram Begaj:

    Tiranë, më 15 tetor 20

    Të dashur qytetarë,
    Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve. Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit.

    Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta verë dhe nuk e vë askush në diskutim.

    Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike.

    Në këto momente, vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog. Ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë, por të na nxisin të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë.

    U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Inkurajoj forcat e rendit në detyrën e tyre tejet delikate dhe uroj shërim të shpejtë për çdo të lënduar, polic apo protestues.

    Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi sikurse i bëj thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë.

    begaj dhuna protestat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Begaj reagon për protestat: Zëri i të rinjve meriton të dëgjohet, dhuna nuk është zgjidhje

    October 15, 2026

    Protesta në Tiranë, shkatërrohet një tjetër filial banke, aktivizohet alarmi i sigurisë

    October 15, 2026

    Çekia shemb dy kullat gjigante 355 metra të larta, fundi i një simboli të transmetimeve radiofonike në Evropë

    October 15, 2026

    PS reagon për protestat: Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas

    October 15, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.