Lajmi i fundit

Dita e 3-të e protestës, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës në mbarë Shqipërinë

Policë të keqpaguar dhe të papaguar/ Një deklaratë skandaloze që konfirmon mjerimin e forcave të rendit

Policë të keqpaguar dhe të papaguar/ Një deklaratë skandaloze që konfirmon mjerimin e forcave të rendit

17:56, 15/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policët shqiptarë janë më të keqpaguarit në Evropë.

Po sikur të mjaftonte fakti se rroga e tyre nuk arrin të mbulojë as shpenzimet më minimale në kryeqytet, atyre prej kohësh nuk u paguhen edhe orët shtesë që bëjnë në shërbim, as dietat dhe as shpenzimet e tjera.

Kur shpërtheu revolta studentore, pati raportime të pakonfirmuara se policët po refuzojnë të dalin në punë për shkak të gjendjes së mjeruar.

Të paktën një repart special nuk pranoi të ishte pjesë e reagimit ndaj protestave.

Nga ana tjetër, sërish raportime të pakonfirmuara flasin për qindra dorëheqje në polici.

Për t’i bërë të vërteta të gjithë këto zëra, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, doli në konferencë sot për situatën e krijuar në vend.

Por në mënyrë indirekte dhe skandaloze ai konfirmoi problemin me pagesat, kur tha se policëve do u paguhen orët shtesë.

“Çdo orë shtesë shërbimi do t’ju njihet dhe do kompensohet sipas ligjit. Sakrifica juaj meriton respektin dhe mbështetjen e plotë të institucioneve. Ju kërkoj profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe vendosmëri. Mos u provokoni, por mos u tërhiqni nga përmbushja e detyrës! Forca jonë është ligji dhe autoriteti ynë buron prej tij,” tha Hitaj.

Nuk dihet se si do e presin policët këtë qëndrim, por kjo është një tjetër fyerje ndaj forcave të rendit, sidomos ndaj atyre që nuk janë të kapur nga krimi dhe të korruptuar.

Tani është koha që ata të bashkohen me protestën qytetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco