E enjte, 15 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen! Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut

Kryedemokrati Sali Berisha, në një tjetër dalje për mediat, i ka bërë sërish thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen.

Berisha theksoi se PD, anëtarët dhe mbështetësit e saj në të gjithë vendin do të vijojnë të qëndrojnë në krah të studentëve, pavarësisht akteve të kryeministrit, Policisë së Shtetit dhe shërbimeve.

Reklamë

“Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion, asnjë akt i tij, policisë së tij kriminale dhe shërbimit të tij, nuk do mund të cenojë mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike, anëtarëve, mbështetësve të saj në mbarë Shqipërinë, për protestën studentore”, deklaroi Berisha.

Në vijim, kreu i opozitës i bëri thirrje Ramës të largohet nga detyra, duke iu referuar Nicolae Çausheskut, ish-diktatorit rumun që u ekzekutua pas rrëzimit të regjimit në vitin 1989, dhe Ramiz Alisë, ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë, i cili u largua nga pushteti gjatë tranzicionit politik.

“Sikundër, i sugjeroj që midis fatit të Çausheskut dhe fatit të Ramiz Alisë, të zgjedhë këtë të dytin. Rrugë tjetër nuk ka, të japë dorëheqjen”, përfundoi Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.