Aksidentoi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Tiranë-Rinas, AMP arreston efektivin e “Shqiponjave”

15 Tetor 2026 | 18:05

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar punonjësin e Policisë, I.T., pjesë e Forcave “Shqiponja” pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, i dyshuar për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e një 66-vjeçari.

Aksidenti tragjik ndodhi më 15 tetor 2026, rreth orës 00:45, në aksin rrugor Tiranë–Rinas, pranë kryqëzimit të fshatit Domje. Automjeti që drejtohej nga efektivi i policisë u përplas me një biçikletë, ku si pasojë drejtuesi i saj, shtetasi S.M., 66 vjeç, humbi jetën në vendngjarje.

Pas ngjarjes, efektivit të policisë iu krye testi i alkoolit, i cili rezultoi negativ, me vlerën 0.0 mg/l.

Në vijim të veprimeve hetimore, AMP bëri arrestimin e punonjësit të policisë, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dëmtimet e objekteve të trashëgimisë kulturore, Gonxhja thirrje prindërve: Flisni me fëmijët tuaj

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u ka bërë thirrje prindërve që të flasin me fëmijët e tyre pas dëmtimeve të raportuara ndaj...
18:30 | 15/10/2026

Vijojnë tensionet në Tiranë, protestuesit i vënë flakën një kioske ambulante pranë Piramidës (VIDEO)

Vijojnë tensionet në kryeqytet nga protesta. Disa prej pjesëmarrësve i kanë vënë flakën një kioske ambulante përballë Piramidës. Ndërkohë, ata po qëndrojnë në bulevard, pranë...
18:18 | 15/10/2026

U sulmua nga protestuesi, blindohet Bashkia e Shkodrës

Bashkia e Shkodrës ka vesh me vetrata hekuri dritaret pasi u sulmua ditën e sotme me gur dhe sende te forta nga protestuesit. Protesta e...
18:10 | 15/10/2026