Aktualitet

Protesta e dhunshme/ Zjarr në ‘Bulevardin Dëshmorët e Kombit’, marrin flakë pemët përreth!

Një tjetër kioskë është djegur nga protestuesit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Tymi i zi ka mbuluar zonën.

Pas kioskës së djegur, disa pemë në ‘Bulevardin Dëshmorët e Kombit’ janë përfshirë nga flakët e vëna nga protestuesit.

Shkatërrim, plaçkitje, akte guerile. Panorama e protestës në ditë e tretë është e njëjtë, me protestues të maskuar që po shkatërrojnë gjithçka që u del para. Prej orës 09:00 të mëngjesit, protestuesit po lëvizin nëpër Tiranë duke sulmuar disa prej institucioneve dhe policëve, me gurë e sende të forta, ndërsa nuk kanë munguar as fishekzjarrët.

Pre e sulmit ka rënë Kryeministria, Kuvendi, Bashkia e Tiranës, 3 ministri, Arsimi, Ekonomia e Infrastruktura, por edhe teatri i Kukullave apo muzeu Shtëpia e Gjetheve. Protestuesit tentuan edhe një sulm ndaj selisë së PS-së, por s’ia dolën. Pas disa orësh orovajtje nëpër rrugët e Tiranës, të gjitha grupet e protestuesve janë mbledhur te Kryeministria. Protestuesit hodhën fishekzjarrë ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës.

LEXO EDHE: Të lënduarit gjatë protestës në Tiranë, një efektiv i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Katër protestues nën kujdes mjekësor!

Në krye të dhunës janë të maskuarit, të cilët kanë shkatërruar çdo gjë në rrugë, semaforë, tabela, kamera, kangjella e deri te sulmet e ashpra ndaj bizneseve e bankave të cilat janë plaçkitur. Ndryshe nga një ditë më parë, policia po vepron me tjetër strategji, duke i shpërndarë menjërë protetsuesit me gaz sapo iu afrohen institucioneve.

Disa prej protestuesve janë shoqëruar, ndërsa nga sulmet kanë mbetur të plagosur 14 persona, nga të cilët 6 janë ende në spital, 2 prej të cilëve policë.

Aktet e dhunës nga protestuesit e maskuar nisën prej mëngjesit në rrugën e Elbasanit, ku u shkatërruan tabela, semaforë dhe koshave iu vu flaka në mes të rrugës. Ndonëse seanca plenare u anulua, një grup protestuesish u ndalën fillimisht te Kuvendi, por policia nisi menjëherë me shoqërimet e para.