QSUT përditëson gjendjen e të lënduarve nga protesta: 26 persona të trajtuar, dy efektivë nën kujdesin mjekësor
QSUT nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka përditësuar gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, ora 19:15.
Në deklaratë thuhet se në Spitalin Universitar të Traumës gjatë ditës së sotme janë trajtuar 26 të lënduar: efektivë policie, protestues e kalimtarë. Janë nën kujdesin mjekësor dy efektivë policie. Efektivi me inicialet D.K. është shtruar në shërbimin e Neurokirurgjisë për monitorim të mëtejshëm dhe paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore.
Efektivi me inicialet F.R., i ardhur nga Shkodra, i është nënshtruar ndërhyrjejes kirurgjikale për shkak të një dëmtimi në kokë, nga ku pritet reagimi.
Gjithashtu, 2 protestues janë nën kujdesin mjekësor dhe paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore, dhe stabël për momentin.
Pak minuta më parë kanë mbërritur 3 kalimtarë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas njoftimit, në QSUT nuk ka asnjë të lënduar aktualisht.
Aktivistja e lënduar në protestë nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale, efektivi i Shkodrës operohet me sukses
Vijojnë tensionet në protestë, digjen një kioskë tjetër në bulevard (VIDEO)
Tensione në Tiranë, protestuesit rikthehen në bulevard dhe qëllojnë policinë, efektivët tërhiqen (VIDEO)
- 19:25 Aktivistja e lënduar në protestë nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale, efektivi i Shkodrës operohet me sukses
- 19:25 Vijojnë tensionet në protestë, digjen një kioskë tjetër në bulevard (VIDEO)
- 19:02 Tensione në Tiranë, protestuesit rikthehen në bulevard dhe qëllojnë policinë, efektivët tërhiqen (VIDEO)
- 18:59 OSBE reagon për protestat në Shqipëri: Nevojitet qetësi dhe dialog, jemi të gatshëm të ndihmojmë
- 18:57 Policia boshatis bulevardin nga protestuesit, ndërhyn me ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës
- 18:44 Vjen reagimi i parë nga biznesi, sipërmarrësi Eglent Bici: Po sikur të kisha qenë brenda?