Gazetarja e SYRI-t, Alba Kepi, deklaroi se ka informuar eurodeputetin Sandro Gozi për zhvillimet në Tiranë dhe dhunën ndaj të rinjve gjatë protestave.
Në ‘Task Force’ me Sonila Meçon, ajo tha se Gozi e ka cilësuar të papranueshme dhunën e policisë dhe mënyrën e menaxhimit të situatës, duke drejtuar gishtin nga kryeministri Edi Rama.
‘Përgjegjësi kryesor i kësaj situate është padyshim Edi Rama’, deklaroi Alba Kepi, duke iu referuar qëndrimit të shprehur nga Gozi në intervistën e realizuar me të.
Sipas gazetares, kritikat ndaj kryeministrit lidhen me sjelljen e tij ndaj protestave, të cilën ajo e përshkroi si provokuese dhe sarkastike, si dhe me mungesën e një reagimi politik përballë situatës së krijuar në vend.
‘Po, Sandro Gozin, i cili është një nga të paktët, së bashku me eurodeputeten gjermane që reagoi pak ditë më parë, që kanë komentuar zhvillimet në Shqipëri. Deklarata e tij ka qenë e qartë dhe e vendosur. Me konsensusin e redaksisë, realizova edhe intervistën me të. Është një intervistë e mirë, në të cilën ai shprehet qartë dhe pa ekuivoke për çështjet që po trajtoni në studio.
Përgjegjësi kryesor për këtë situatë është padyshim Edi Rama, për shkak të sjelljes së tij provokuese dhe sarkastike, si dhe faktit që vijon të mos reagojë, të mos japë dorëheqjen dhe të mos pranojë atë që po ndodh në terren.
Gozi e ka cilësuar të papranueshme dhunën e policisë dhe mënyrën se si po menaxhohet situata. Ai ka parë edhe videot e publikuara nga mediat shqiptare, që tregojnë se çfarë ka ndodhur me shumë të rinj.
Mbi të gjitha, ai ka dënuar heshtjen e papranueshme të institucioneve europiane, duke përmendur edhe vizitën e Ursula von der Leyen pak ditë më parë, gjatë së cilës, sipas tij, nuk u fol për atë që po ndodhte në Tiranë.
Gjithashtu, Gozi është shprehur i shqetësuar për heshtjen e Giorgia Melonit, e cila, për të qenë e sinqertë, e shqetëson shumë, pasi ndërsa në Tiranë zhvilloheshej dhuna.’, u shpreh gazetarja Alba Kepi në SYRI TV.
© SYRI.net
Civilë të paidentifikuar shoqërojnë dhe dhunojnë të miturin/ Fotoreporteri i SYRI-t ndalohet gjatë regjistrimit
VIDEO-Dhunë shtazarake ndaj të rinjve në komisariate/ Koka: I fusin në tualete dhe i rrahin
VIDEO-‘Janë regjistruar biseda të djalit të biznesmenit’/ Prençi: Rama po tenton të blejë protestën