A do të krijojnë një forcë të re politike? Studentja Emi Meçani tregon kërkesat e protestuesve

15 Tetor 2026 | 19:46

E ftuar në një lidhje live në “Tonight” me Mirela Milorin ishte studentja Emi Meçani, e cila tha se kërkesa kryesore e studentëve protestues është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhjet e parakohshme me një Kod të ri Zgjedhor.

“Kam qenë në protestë që ditën e parë dhe do të jem deri në ditën e fundit. Jemi të gjithë të lodhur, nuk mundemi më të jetojmë. Realisht, e gjithë jeta e Shqipërisë dhe e Tiranës po na mbyt të gjithëve, si studentë dhe si qytetarë. Ne kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit dhe të kalojë vendi në zgjedhje elektorale me një Kod të ri Zgjedhor. Sepse nuk ka më sens për ne të ulemi me kryeministrin në një tavolinë me kërkesa që ne kemi tetë vjet që ia kemi kërkuar. I kemi kërkuar konvikte, bursa studimi, ushqim, stresim për studentët që vijnë nga rrethet. Jemi lodhur të gjithë duke shkuar atje, duke iu lutur atij të na i japë. Nuk ka më sens që ne t’i lutemi kryeministrit. Ne do të vazhdojmë derisa ai të japë dorëheqjen. Nëse ai nuk e jep dorëheqjen, jam e sigurt që situata do të përkeqësohet”, tha studentja Emi Meçani.

E pyetur nga moderatorja Mirela Milori nëse studentët do të krijojnë një formacion të ri politik, Meçani tha se nuk ka informacion në lidhje me këtë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rama do e përdorë dhunën e protestës”, Hasimja: Zgjidhja është të dorëhiqet!

Pedagogu Ermal Hasimja tha në një intervistë për Euronews Albania se zgjidhja e vetme në situatën aktuale me protestën në Tiranë është dorëheqja e kryeministrit...
19:42 | 15/10/2026

QSUT përditëson gjendjen e të lënduarve nga protesta: 26 persona të trajtuar, dy efektivë nën kujdesin mjekësor

QSUT nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka  përditësuar gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës, ora 19:15. Në deklaratë thuhet se në Spitalin Universitar të...
19:33 | 15/10/2026

Aktivistja e lënduar në protestë nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale, efektivi i Shkodrës operohet me sukses

Aktivistja Eva Pango, e cila po merr trajtim mjekësor, për momentin nuk paraqet indikacion për ndërhyrje kirurgjikale. Sipas informacionit mjekësor, gjendja e saj do të...
19:25 | 15/10/2026