Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Peleshi pas shtyrjes së seancës plenare: Të mbajmë të miturit larg dhunës dhe urrejtjes

    Aksidenti fatal në Tiranë-Rinas, AMP arreston efektivin e policisë që përplasi 66-vjeçarin me biçikletë

    Dëmtime në muze, teatër dhe biblioteka gjatë protestave, Gonxhja apel prindërve: Flisni me fëmijët tuaj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Peleshi pas shtyrjes së seancës plenare: Të mbajmë të miturit larg dhunës dhe urrejtjes
    Aktualitet

    Peleshi pas shtyrjes së seancës plenare: Të mbajmë të miturit larg dhunës dhe urrejtjes

    October 15, 2026

    Një efektiv i Policisë së Shtetit është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pas një aksidenti të rëndë rrugor në aksin Tiranë–Rinas, ku humbi jetën një 66-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

    Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të 15 tetorit, pranë kryqëzimit të fshatit Domje. Sipas të dhënave paraprake, automjeti i drejtuar nga punonjësi i policisë përplasi të moshuarin, i cili nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

    AMP ka ndërhyrë duke arrestuar efektivin, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësitë ligjore.

    Deklarata e Niko Peleshit:

    Çmoj si detyrim shtetëror dhe kombëtar të ndaj me opinionin publik një sqarim për ditën e sotme, ditë seance plenare për Kuvendin e Shqipërisë, si dhe një qëndrim për situatën që po kalon vendi. Me përgjegjësinë për të garantuar një seancë të qetë, ku çdo deputet të ketë hapësirën kushtetuese dhe ligjore për të ushtruar detyrën e tij shtetërore, përballë një situate të paprecedentë dhune ndaj institucioneve të shtetit, pronës publike dhe pasurisë private të qytetarëve; në dritën e të dhënave shqetësuese nga institucionet ligjzbatuese për skenarë të rrezikshëm që po cenojnë rëndë rendin, sigurinë dhe qetësinë publike në vendin tonë dhe për të mos dhënë asnjë shkas për provokim, vendosa ta shtyj me një javë seancën plenare të planifikuar për sot. Sot është dita kur çdo shtetar, çdo parti politike, çdo organizatë jofitimprurëse, përfaqësuesit e elitës akademike dhe të biznesit, dhe çdo qytetar i denjë i këtij vendi duhet t’i thërrasë arsyes dhe instinktit tonë kombëtar për paqe. Jetojmë në demokraci. Kemi orientime politike të ndryshme. Kemi interesa të ndryshme. Grindemi, zemërohemi, protestojmë. Por mbi çdo ndryshim qëndron një interes i përbashkët kombëtar, një tokë e përbashkët: Shqipëria jonë.

    Studentët, nxënësit dhe fëmijët tanë do ta trashëgojnë këtë vend, e bashkë me të edhe përgjegjësinë për ta bërë më të mirë. Ata kanë të drejtë të kërkojnë prej nesh më shumë dhe më mirë. Kanë të drejtë të dëgjohen më shumë. Kanë të drejtë të ulen më shpesh në tryezat e përbashkëta që i fituan vetë duke ngritur zërin, si Tryeza e Paktit për Universitetin. Studentët tanë do të jenë shqiptarët e parë që do të dalin në jetë si europianë, pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Europian. Prandaj ngjarjet e fundit të dhunës, djegieve dhe grabitjeve, që qëllimisht po u vishen atyre, janë një dëm i madh për të gjithë ne. Shqipëria ka pritur shumë. Shqipëria ka punuar shumë. Shqipëria e meriton të hyjë në BE si e barabartë. Asgjë nuk është e garantuar, sepse ky proces nuk është vetëm në duart tona dhe jo të gjithë janë miq e dashamirës. Kjo vlen aq më tepër në një kohë gjeopolitike plot tensione dhe lojëra influence, veçanërisht në rajonin tonë të trazuar të Ballkanit Perëndimor. Ky proces mund të pengohet nga forca malinje, por kurrsesi nuk duhet të pengohet, as të prishet, nga vetë ne, shqiptarët modernë të shekullit XXI.

    Ndaj, si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, si qytetar dhe si student i Dhjetorit ‘90, bëj thirrje për përmbajtje dhe reflektim. Shoqëria jonë duhet ta mbajë frymën dhe të reagojë njëzëri për t’i mbajtur larg dhunës të miturit dhe nxënësit e gjimnazeve. Ata nuk duhet të ushqehen me urrejtje. Ata nuk duhet të formohen nga dhuna e rrugës. Ata nuk duhet të lihen në duart e forcave të errëta, me qëllime aspak shqiptare. Këtu duhet të jemi të gjithë bashkë, pa dallime politike: demokratë, socialistë apo të paangazhuar. Fëmijët janë interesi më i lartë i një vendi. Ashtu siç edukohen sot, ashtu do të jetë Shqipëria nesër. Edhe një herë, t’i thërrasim arsyes. Të tregojmë se fatin e vendit tonë e mbajmë në duart tona, përkrah aleatëve tanë strategjikë, me idealin e shqiptarizmës së Rilindasve në zemër. Të ulemi. Të flasim. Të diskutojmë dhe të debatojmë për të ardhmen, pa harruar kurrë se, mbi të gjitha, jemi të gjithë shqiptarë. 

    dhunës peleshi plenare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Peleshi pas shtyrjes së seancës plenare: Të mbajmë të miturit larg dhunës dhe urrejtjes

    October 15, 2026

    Aksidenti fatal në Tiranë-Rinas, AMP arreston efektivin e policisë që përplasi 66-vjeçarin me biçikletë

    October 15, 2026

    Dëmtime në muze, teatër dhe biblioteka gjatë protestave, Gonxhja apel prindërve: Flisni me fëmijët tuaj

    October 15, 2026

    Shoqatat e biznesit reagojnë për dhunën në Tiranë: Pronat publike dhe private duhet të mbrohen

    October 15, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.