Lajmi i fundit

Dita e 3-të e protestës, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës në mbarë Shqipërinë

Yamal dhe Barcola në formacionin ideal të Champions League, surpriza dhe emra të rinj pas javës së dytë

Yamal dhe Barcola në formacionin ideal të Champions League, surpriza dhe emra të rinj pas javës së dytë

18:47, 15/10/2026

UEFA ka publikuar formacionin ideal të javës së dytë të Champions League, ku spikasin Lamine Yamal, Harry Kane dhe Bradley Barcola, ky i fundit i shpallur lojtari më i mirë i javës. Përkrah yjeve të futbollit europian, në 11-shen më të mirë ka vend edhe për disa emra më pak të njohur, që shkëlqyen me paraqitjet e tyre.

Lamine Yamal ishte vendimtar në fitoren 4-1 të Barcelonës në transfertën ndaj Galatasaray. Talenti katalanas dha dy asistime, duke ndihmuar skuadrën e Hansi Flick-ut të merrte kontrollin e ndeshjes pas pushimit dhe të siguronte një triumf të rëndësishëm.

Në formacion është përfshirë edhe Harry Kane, i cili vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer në arenën europiane. Sulmuesi anglez shënoi për ndeshjen e nëntë radhazi në Champions League dhe kontribuoi gjithashtu në golin e tretë të skuadrës së Bayernit.

Vëmendjen më të madhe e mori Bradley Barcola, i cili u shpall MVP i javës pas një paraqitjeje spektakolare. Sulmuesi realizoi një tregolësh në fitoren e thellë të Paris Saint-Germain ndaj LASK, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të raundit.

Pjesë e formacionit është edhe Vitinha, i cili spikati në triumfin e PSG-së ndaj Manchester City-t. Ndërkohë, Nicolò Tresoldi fitoi vendin e tij pas realizimit të tre golave në fitoren e Club Brugge ndaj Interit në “San Siro”.

Formacioni ideal, i përzgjedhur nga grupi i vëzhguesve teknikë të UEFA-s, përbëhet nga: Pokatilov (Sabah); Sjovold (Bodo/Glimt), Chabot (Stuttgart), Falchener (Viking), Maxi Araújo (Sporting); Lamine Yamal (Barcelona), Vitinha (PSG), Manzambi (Aston Villa), Barcola (PSG); Tresoldi (Club Brugge) dhe Harry Kane (Bayern Munich).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco