Një numër makinash policie dhe automjetesh civile po kalojnë në rrugët e Tiranës, të mbushura me të rinj protestues, në një zhvillim që vjen pas përplasjeve të shënuara gjatë protestës para Kryeministrisë.
Pamjet ngrenë pikëpyetje mbi numrin e të rinjve të shoqëruar dhe rrethanat në të cilat ata janë marrë nga rruga.
Protesta studentore vijon në ditën e tretë, me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa priten sqarime zyrtare për personat e shoqëruar dhe vendndodhjen e tyre.
© SYRI.net