Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar kundër qeverisë së Edi Ramës, pas pamjeve të një vajze protestuese që, sipas tij, është marrë me forcë nga persona të paidentifikuar në bulevard.
Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi e krahason mënyrën e veprimit me metodat e karteleve të drogës dhe ngre pikëpyetje mbi identitetin e personave, si dhe mbi urdhrat që mund të kenë marrë.
Postimi i plotë:
Terrori që po ushtron Edi Rama ndaj të rinjve nuk dallon nga metodat e karteleve të drogës.
Persona të panjohur rrëmbejnë në bulevard një vajzë protestuese. Kush janë këta banditë, kush i ka sjellë, kush i urdhëron?!
Kreu i organizatës po kryen krime të rënda për të cilat do përgjigjet.
© SYRI.net