Një tjetër episod dhune raportohet gjatë protestës në kryeqytet, ku pamjet e publikuara tregojnë një të ri që goditet nga persona të përfshirë në ndërhyrjen ndaj protestuesve.
Siç shihet në pamjet e shpërndara, i riu, i cili shfaqet i zhveshur, goditet nga disa persona të forcave të rendit. Ajo që bie në sy është se në këtë episod nuk shfaqen vetëm efektivë me uniformë, por edhe persona me rroba civile, të cilët, sipas pamjeve, marrin pjesë në dhunën ndaj tij.
Pamjet vijnë në një moment kur protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione të vazhdueshme dhe përplasje mes të rinjve dhe policisë. Episodet e raportuara të dhunës tregojnë keqmenaxhimin e situatës dhe trajtimin joproporcional të protestuesve nga forcat e rendit, sidomos kur bëhet fjalë për të mitur.
© SYRI.net