Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protesta në Tiranë, sulmohen me gurë edhe makinat e mediave, rrezikohet siguria e gazetarëve

    Përshkallëzohet dhuna në Bulevard, protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë

    OSBE thirrje politikës pas protestës së dhunshme: Dialog për kapërcimin e situatës, jemi gati të ndihmojmë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Përshkallëzohet dhuna në Bulevard, protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë
    Aktualitet

    Përshkallëzohet dhuna në Bulevard, protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë

    October 15, 2026

    Tensionet në protestën në Tiranë janë përshkallëzuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestues të maskuar kanë djegur kioska, kosha mbeturinash dhe tabela reklamash, ndërsa i kanë vënë flakën edhe hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit. Zjarri në godinën e ministrisë u shua nga ndërhyrja e zjarrfikësve.

    Pas dëmtimit të disa bizneseve në rrugën e Elbasanit, protestuesit dogjën një kioskë në bulevard, e cila u përfshi nga flakët dhe lëshoi shtëllunga të mëdha tymi. Ata dogjën gjithashtu një pishë përgjatë bulevardit, ndërsa më vonë vandalizmi u zhvendos edhe në zonën përreth parkut “Rinia”.

    Përballë përshkallëzimit të situatës, Policia përdori disa herë gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën. Efektivët krijuan gjithashtu një gardh përpara Kryeministrisë, me qëllim pengimin e afrimit të protestuesve.

    Nga ana tjetër, disa prej tyre hodhën mjete piroteknike në drejtim të forcave të rendit, duke shkaktuar përplasje të mëtejshme. Policia ndërhyri sërish, me gaz lotsjellës dhe ndërhyrje fizike për të neutralizuar protestuesit.

    Episodet e dhunës vijuan edhe në kryqëzimin e rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit” me rrugën “Myslym Shyri”, ku u dogjën kosha mbeturinash dhe kioska.

    Protesta e të rinjve, gjatë gjithë ditës, është shoqëruar me akte vandalizmi dhe dëmtime të pronës private e publike në disa zona të kryeqytetit, ndërsa përplasjet me policinë kanë vijuar në disa pika të Tiranës.

    flake ministria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protesta në Tiranë, sulmohen me gurë edhe makinat e mediave, rrezikohet siguria e gazetarëve

    October 15, 2026

    Përshkallëzohet dhuna në Bulevard, protestuesit i vënë flakën hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë

    October 15, 2026

    OSBE thirrje politikës pas protestës së dhunshme: Dialog për kapërcimin e situatës, jemi gati të ndihmojmë

    October 15, 2026

    Peleshi pas shtyrjes së seancës plenare: Të mbajmë të miturit larg dhunës dhe urrejtjes

    October 15, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.