Tensione të forta janë shënuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protesta kundër qeverisë së Edi Ramës vijon mes përplasjeve me të rinjve dhe policëve.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, efektivë të policisë janë filmuar duke hedhur gurë në drejtim të të rinjve protestues.
Ngjarja vjen në ditën e tretë të revoltës studentore, me protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Përplasjet në bulevard kanë shtuar tensionin, ndërsa situata vijon të jetë e paqartë.












