Protesta për strehimin në Portugali, 37 persona të plagosur pas ndërhyrjes së policisë
Të paktën 37 persona kanë mbetur të plagosur gjatë një ndërhyrjeje policore në Porto të Portugalisë, ku efektivët tentuan të largonin protestuesit që kishin ngritur kamping në sheshin Praça D. João I, në qendër të qytetit.
Sipas raportimeve, momentet më të tensionuara u regjistruan rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes, kur policia mbërriti për të shpërndarë demonstruesit që protestonin për të drejtat e strehimit.
Lëvizja për Strehim ka dënuar ndërhyrjen e policisë, duke e cilësuar atë si joproporcionale dhe të pajustifikuar. Në një deklaratë publike, organizata pretendon se kampingu kishte qenë paqësor që prej fillimit dhe se protestuesit nuk kishin nxitur akte dhune.
Sipas të njëjtës deklaratë, nga ndërhyrja mbetën të plagosur 37 persona, mes tyre edhe dy që pësuan fraktura.
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet lidhur me të drejtën e strehimit në Portugali, ndërsa protestuesit kundërshtojnë mënyrën se si u zhvillua operacioni policor.
SHBA, Trump kërkon dënim me vdekje për këdo që vret një zjarrfikës
Donald Trump: Ekzekutimi i Nidal Hassan nuk do të transmetohet drejtpërdrejt në SHBA
FMN paralajmëron: Sulmet ndaj Arabisë Saudite mund të dëmtojnë ekonominë globale
- 21:09 SHBA, Trump kërkon dënim me vdekje për këdo që vret një zjarrfikës
- 21:00 Shpërthim me tritol në Shkodër
- 20:57 Protestuesit mblidhen në Elbasan edhe gjatë mbrëmjes, thirrje për dorëheqjen e Ramës (VIDEO)
- 20:49 Policia ndërhyn për të shoqëruar protestuesit të Parku Rinia, qëllohet me gur në drejtim të tyre
- 20:23 Protestuesi i lënduar dhe me pranga paraqitet në Spitalin e Traumës (VIDEO)
- 20:01 Gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati në Vlorë, dyshohet se i përkasin vitit 1997