Prindërit e bebeve të porsalindura në Tiranë kanë mbetur prej muajsh në pritje të “Shportës së bebes”, dhuratës simbolike me produkte për të porsalindurit, që u jepet nënave në maternitet.
Sipas denoncimit të një prindi pranë emisionit “Stop”, familjeve u është thënë, se shportat nuk gjendeshin në stok dhe se do t’i merrnin në një moment të dytë nga Bashkia e Tiranës.
Pas denoncimit, “Stop” iu drejtua Bashkisë së Tiranës për të kërkuar sqarime. Bashkia bëri të ditur, se vonesa ka ardhur për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve të tenderit, duke lënë pezull shpërndarjen e shportave.











