• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ahmetaj: Protesta do të sjellë çlirimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Ramës

by Lajm Lajm
October 15, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Ahmetaj: Protesta do të sjellë çlirimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Ramës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi se protesta studentore do të arrijë objektivin e saj, duke e cilësuar atë si rrugën drejt çlirimit të Shqipërisë nga narkoshteti.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ Ahmetaj tha se Edi Rama ka hyrë në agoni politike dhe se përballja tashmë është mes ‘rrugës së errësirës’ dhe asaj të studentëve e protestës.

I pyetur nga gazetari Çim Peka nëse kishte frikë se protesta mund të shuhej, Ahmetaj u përgjigj se nuk kishte asnjë shqetësim për këtë mundësi. Sipas tij, protesta jo vetëm që nuk është mbytur, por është gjallëruar, ndërsa kryeministri Edi Rama ka tejkaluar fundin e ciklit të tij politik.

Çim Peka: Pyetja në fakt nuk ka kuptim po unë gjithsesi po e bëj, sepse është e qartë që protesta nuk u mbyt por u gjallërua. Keni frikë mos protesta mund të mbytet?

Arben Ahmetaj: Falënderoj për telefonatën edhe për pyetjen, po nuk kam aspak frikë se protesta do mbytej ndonjëherë. Ne kemi diskutuar së bashku disa herë dhe të kam thënë që çdo gjë në këtë botë të gjallë ka ciklin e vet. Dhe kreu i organizatës e ka tashmë tejkaluar fundin e ciklit të vet. Ne po kalojmë në agoni dhe këtë agoni kreu i organizatës tenton t’ia kalojë të gjithë Shqipërisë. E nisën si një shpend i butë, flamingo në 140 ditë, dhe do ta përfundojnë si shqiponjë. Pra diferenca është shumë e madhe.

Një gjeneratë spektakolare që na ka dhënë mësim të gjithëve, e filloi me kujdes, me mesazhe të forta dhe po e kulmon me një revoltë që përkthehet në një togfjalësh fare të thjeshtë: ‘Nuk mban më’. Dhe sot po dëgjoja disa qyqe që i ka zakon që i nxjerr, dhe që flasin një gjuhë që ajo gjeneratë nuk ua kupton. Madje dhe ne që jemi të të njëjtës gjeneratë të tyre, të vjetër, dhe ne nuk ua kuptojmë më. E di çfarë? Po dëgjoja një nga qyqet sot dhe mu kujtua një poezi shumë interesante e Bertolt Brechtit, ‘Zgjidhja’.

Në 1953-shin, qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore shpërndau një fletushkë ku thoshte që populli ka humbur besimin e qeverisë. Dhe Bertolt Brecht shkruajti poezi ku në fund citoi: ‘E, a nuk do ishte më e thjeshtë në këtë rast që të shpërndanit popullin?’. Dhe këta dalin dhe thonë që populli ka humbur besimin e qeverisë. Pra përgjigja ndaj jush, i nderuar zoti Peka: nëse do vdesi protesta, përgjigja ime është s’kam asnjë frikë që protesta do shkojë në destinacionin e duhur.

Në çlirimin e Shqipërisë nga një narkoshtet që i ka kapur të gjitha institucionet. Ka vrarë parlamentarizmin, ka kapur drejtësinë nga A-ja tek Zh-ja dhe e ka kthyer Shqipërinë në një qendër operacionale, një platdarmë që ia ka zili dhe Ekuadori, të karteleve të drogës.

Çim Peka: Zoti Ahmetaj, nga gjithë ne që jemi në studio, ju e njihni më mirë se keni qenë bashkëpunëtor i ngushtë i tij. Unë e njoh për një frikacak me thënë të drejtën se nuk është se e njoh pak. Kaq trim është ky apo është kaq shumë i zhytur sa e ka të pamundur të ikë?

Arben Ahmetaj: Më fal, nuk është… në respekt të të gjithë panelit, nuk është më çështje frike. Zoti Peka, kreu i organizatës ka vetëm një rrugë. Dhe nuk ka kthim mbrapa. Për shkak të zhytjes pa kthim në errësirën që e ndërtoi dhe e thuri me kujdes në kurriz të të gjithë shqiptarëve dhe tonin.

Ndërsa protesta ka një rrugë. Dhe këtu diskutimi është: do fitojë rruga e errësirës apo do fitojë rruga e studentëve dhe e protestës? Të jesh i bindur zoti Peka që do fitojë rruga e protestës dhe e studentëve.

Tags: Arben AhmetajEdi RamaProtestë
Previous Post

Shpërthim me eksploziv në Shkodër, lënda plasëse vendoset në derën e një banese

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Ahmetaj: Protesta do të sjellë çlirimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Ramës

Ahmetaj: Protesta do të sjellë çlirimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Ramës

October 15, 2026
Shpërthim me eksploziv në Shkodër, lënda plasëse vendoset në derën e një banese

Shpërthim me eksploziv në Shkodër, lënda plasëse vendoset në derën e një banese

October 15, 2026
Protesta, nisin kërcënimet anonime në telefon ndaj studentëve

Protesta, nisin kërcënimet anonime në telefon ndaj studentëve

October 15, 2026
Policia godet të rinjtë me pllakat e betonit të bulevardit

Policia godet të rinjtë me pllakat e betonit të bulevardit

October 15, 2026
Mblidhen sërish protestuesit në Elbasan

Mblidhen sërish protestuesit në Elbasan

October 15, 2026
Protestuesit te Minstria e Brendshme, policia hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën

Protestuesit te Minstria e Brendshme, policia hedh gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën

October 15, 2026
“Është mbushur kupa”/ Protestuesi: Nuk ndalemi pa ikur Rama

“Është mbushur kupa”/ Protestuesi: Nuk ndalemi pa ikur Rama

October 15, 2026
Nga spitali në shesh me fëmijët, protestuesi me fraktura: Nuk na përzënë dot qelbësirat

Nga spitali në shesh me fëmijët, protestuesi me fraktura: Nuk na përzënë dot qelbësirat

October 15, 2026
Tym e flakë në Tiranë/ PAMJET apokaliptike nga protesta

Tym e flakë në Tiranë/ PAMJET apokaliptike nga protesta

October 15, 2026
Revolta e studentëve, humb ndjenjat një prej protestuesve

Revolta e studentëve, humb ndjenjat një prej protestuesve

October 15, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

    Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kush është krahu i djathtë i Tërmet Peçit i arrestuar për “Vjosën”? Si e fali Prokuroria pak muaj më parë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Lirojini!”/ Tensione në protestën e të rinjve në Korçë, protestuesit godasin shefin e Komisariatit, ka të shoqëruar (VIDEO)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL